Presidenti Meta në Korçë, nderim për legjendat e sportit

Para pak ditësh ishte në Vlorë, për të nderuar Flamurtarin e madh të viteve ’80, që bëri histori në kupat e Europës dhe nderoi gjithë Shqipërinë. Sot presidenti i Shqipërisë, zoti Ilir Meta, ka qenë në Korçë, me një mision të ri.

Meta ka takuar dhe nderuar disa nga personalitetet më të mëdha të sportit korçar ndër vite. Teodor Vaso, Dhimitraq Xhambazi, Koço Dinella, Pavlina Evro, Tamara Nikolla e Zamira Koleci u nderuan nga zoti Meta, i cili zgjodhi disa nga legjendat e Korçës në sport, për të dhënë mesazhin se sportistët legjendarë nuk lihen në kujtesë, të paktën nga ai.

Në “Parisin e vogël”, Korçën e serenatave, dashurisë, qytetarisë, arsimit dhe atdhedashurisë, pata nderin të vlerësoja sot disa nga legjendat e sportit korçar por edhe atij kombëtar, të cilët kanë shkruar historinë më të ndritur të klubit “Skënderbeu” në të gjitha disiplinat: futbollistin e shkëlqyer e të papërsëritshëm Teodor Vaso; golashënuesin e shquar Dhimitraq Xhambazi; portierin e “ajrit” Koço Dinella; trajnerin e papërtuar të atleteve shqiptare, Piro Kasati; kampionen e dimensioneve europiane dhe “mbretëreshën” e atletikës Pavlina Evro; simbolin e volejbollit shqiptar Tamara Nikolla dhe basketbollisten e jashtëzakonshme Zamira Koleci. Shembulli i tyre është frymëzues për fëmijët e të rinjtë për të arritur rezultate të larta dhe për të qenë të suksesshëm, jo vetëm në sport, por edhe në jetë“, shkruhet në faqen e presidentit të republikës në Facebook, ku janë postuar edhe foto nga ceremonia e bukur në Korçë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online