Vathi: Kam dy oferta nga Superiorja, Erzeni me përforcime synon elitën

0

Erzeni ka bërë një sezon të mirë, deri tani shijakasit janë të vetmit që rivalizojnë Vllazninë. Diferenca me 7 pikë nuk duket shumë duke ditur se presin në shtëpi shkodranët dhe përgjysmimi i pikëve e bën diferencën aspak të ndjeshme. Megjithatë tek Erzeni ato që po spikatin janë “yjet” e skuadrës. Edhe pse me parë kanë pasur mundësinë të largohen, ata kanë qëndruar besnik të skuadrës.

Bëhet fjalë për bazën e ekipit si: Orian Xhemalaj, Ermal Vathi, Rejnaldo Troplini, Mario Teqja, Jurgen Goxha. Për lojtarët ka interesim nga ekipe të Superligës dhe pretendentë të Kategorisë së Parë. Laçi, Teuta, Kamza dhe Kastrioti kanë hedhur grepat në Shijak duke parë interesimin e dy ekipeve që synojnë kupat e Europës, ndaj këtë radhë shijakasve i rrezikohen seriozisht “yjet” e ekipit. “SportEkspres.com” në lidhje me këto lajme është ndalur në një intervistë me mesfushorin Ermal Vathi.

Ermal, keni zhvilluar një kampionat të mirë por sa të kënaqur jeni ju deri më tani?
-Jemi duke luajtur mirë dhe kemi marrë rezultate të mira, megjithatë kemi disa pengje.

Cilat janë ato?
-Në disa takime kemi merituar më shumë, por fati dhe gjykimi na kanë dënuar jashtë mase.

Sa real është objektiv i Superligës në Shijak?
-Superiorja është objektivi ynë parësor. Ne po bëjmë të pamundurën dhe deri këtu kemi ardhur me gjysmë ekipi. Erzeni do të përforcohet në merkato dhe do të jetë më i fortë.

Meqë dolëm te merkato, ju thoni se do të forcohet, por gjasat janë që të ketë largime. Ju jeni një ndër më të përfolurit çfarë mund të na zbuloni?
– Kam oferta nga dy ekipe në Superligë që po i shikoj me kujdes. Nuk dua të largohem, por mendoj se pas 3 vitesh në Shijak jam gati të luaj në elitën e futbollit shqiptar.

Mund të na tregoni një emër?
-Nuk dua të zbuloj më tepër por mund të them se nëse largohem do i përkas një ekipi shumë të fortë në Superiore.

-Nëse largoheni nga Erzeni cilat janë fjalët e tua të fundit si një lojtar i Erzent?
– Nuk dua t’i quaj të fundit pasi mund të rikthehem sërish aty. Është një ambient i mirë, me tifozë që na mbështesin dhe na kanë bërë të japim maksimumin. Jam ndier i vlerësuar dhe siç e thash. Nëse largohem do rikthehesha sërish me shumë dëshirë.

Faleminderit dhe suksese…
-Faleminderit juve dhe suksese, Erzeni në Superiore!

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.