Te Fiorentina, ka nisur një epokë e re. Klubi ka kaluar këtë verë në pronësinë e një pronari të ri, Roko Komiso, i cili zotëron 98% të aksioneve, ndërsa 2%, i kanë mbetur ish-pronarit të vjetër, Firenze Viola. Që nga ardhja e tij në krye të klubit, Komiso i premtoi tifozëve që do të ndërtojë një skuadër konkurruese.
Hapi i parë, duket se është mbajtja e Federiko Kiezas në skuadër. Talenti italian shihet si e ardhmja e klubit, por jo talenti tjetër, Alban Lafont. Portieri francez premton për të ardhmen, por presidenti Komiso kërkon sukses që tani dhe ka vendosur ta shesë gardianin e portës, te skuadra e Nantes në Ligue 1.
“Fiorentina komunikon se kemi arritur marrëveshje me klubin e Nantes për transferimin e Alban Lafont. Portieri do të transferohet te skuadra franceze, por klubi ynë ka te drejtën e riblerjes për një shumë të paracaktuar deri më 30 qershor, 2021”, shkroi klubi i Fiorentinës në një komunikatë zyrtare.