Presidenti i Barçës e thotë troç: De Ligt na intereson

Zakonisht presidentët e klubeve përpiqen t’i mbajnë sa më të fshehtë objektivat e merkatos. Megjithatë, ka dhe përjashtime siç është rasti i presidentit të Barcelonës Zhozep-Maria Bartomeu.

Numri një i katalanasve ishte i ftuar në një emision televiziv ditën e djeshme, ku u pyet në lidhje me qendërmbrojtësin e Ajaksit Matis De Ligt. Bartomeu e pranoi hapur se futbollisti holandez është një lojtar që i intereson klubit e tij.

“Ne analizojmë shumë lojtarë, përsa i përket De Ligt mund të pohoj se ai është një ndër emrat që në po shqyrtojmë gjithmonë e më shpesh në mbledhjet tona”, tha Bartomeu. Në përballjen e djeshme midis Realit dhe Ajaksit, Barcelona kishte dërguar dy anëtarë të komitet teknik për të vëzhguar kapitenin 19-vjeçar të ekipit nga Amsterdami.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *