Trajneri i Laçit, Besnik Prenga foli për “RTSH Sport” pas miqësores së mbyllur në barazim kundër Vllaznisë, ku u shpreh i kënaqur me paraqitjen e djemve të tij.
Gjithashtu, Prenga foli edhe për synimet që ka Laçi këtë sezon, si dhe pranoi se duhen dhe 3-4 futbollistë që grupi të quhet i plotësuar.
“Jo se jam i pakënaqur dhe jo se mendoj se kemi nevojë për ta përforcuar ekipin. Por duhet të them se kampionati është i gjatë dhe kemi nevojë për futbollistë. Synojmë 3-4 lojtarë.
Synimet e Laçit janë të marrin pjesë në Kupat e Europës. Duam të tregojmë dhe njëherë tjetër se ne nuk jemi ekip që tregon futboll vetëm në Shqipëri, por edhe në Europë, pasi kemi çuna të rinj dhe të talentuar”,- tha Prenga.