Prefekti i Milanos paralajmëron: Samit sigurie në janar, boll me dënime kolektive

Ekipet e Serie A zbresin nesër në fushë për herë të fundit në këtë vit, ndërsa të gjithë po merren me racizmin dhe urrejtjen e madhe që ka përfshirë futbollin italian. Koret diskriminuese ndaj Kalidu Kuliabli, mbrojtësit senegalez të Napolit dhe vdekja e një tifozi interist i kanë vënë një njollë të madhe futbollit italian dhe ndërhyrja është e nevojshme.

I fundit që ka folur ka qenë Renato Sakone, prefekti i Milanos. Ai ka paralajmëruar një mbledhje sigurie, ku do të marrin pjesë dhe dy klubet e Milanos për t’i dhënë fund kësaj historie. Duhen dënuar individët e dhunshëm dhe duhet evituar dënimi i tifozëve të pastër dhe të pafajshëm.

“Ndeshja e radhës në të cilën Interi do të luajë me stadiumin plot është në mesin e shkurtit. Në janar do të bëjmë një samit të sigurisë, që do të përfshijë klubet e Interi dhe Milanit. Qëllimi është izolimi i dhunuesve. Nuk mund të paguajnë të gjithë tifozët për sjelljet kriminale të disave”, përfundon Renato Sakone, prefekti i Milanos.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online