Një lajm i publikuar në Spanjë ka sjellë acarimin dhe tërbimin e Atletiko Madrid. Sipas raportimeve të Cadena SER, Barcelona ka punuar në fshehtësi për të transferuar Antuan Grizman në Katalunjë.
Kampionët e Spanjës janë takuar në muajin nëntor me sulmuesin dhe në mars kanë nënshkruar me atë, pikërisht para se Atletiko të eliminohej nga Juventusi në Champions.
Klubi kryeqytetas ka paralajmëruar se do të hedhë në gjyq Barçën, por më parë dëshiron të bindet për vërtetësinë e lajmit që është përhapur.
Pabesi e cilësojnë drejtuesit e Atletikos lojën e homologëve katalanas, duke theksuar se firmosja me francezin është bërë pa dijeninë e tyre dhe ka ndodhur në një moment kyç të sezonit.
Grizman lajmëroi klubin me datë 14 maj se kishte vendosur të largohet, por pa e specifikuar klubin e radhës në karrierën e tij.