Prapaskenat e marrëdhënies me Pogba, zbrazet Murinjo

Zhose Murinjo dhe Pol Pogba e kanë dëshmuar tani se gëzojnë një marrëdhënie të nderë me njëri-tjetrin. Trajneri portugez, para se të shkarkohej, ka pasur vazhdimisht zënka me yllin francez. Përveç rezultateve të dobëta me “djajtë”, dyshohet se edhe zënkat mes dyshes kanë ndikuar në shkarkimin e portugezit.

Ky i fundit është kthyer përsëri te kjo temë, duke kujtuar një episod që i kishte ndodhur kur drejtonte Junajtid. Ai nuk e përmendi emrin e Pogba për “Daily Mail”, gjithsesi e la të kuptohej që ai person ishte kampioni i Botës me Francën.

“Ne ishim duke luajtur një ndeshje jo larg Mançesterit, rreth 30 km. Një lojtar më kërkoi që të kthehej në Mançester i vetëm dhe jo me ekipin. I thashë se po të kishim qenë në Londër kjo do të kishte kuptim, por jemi shumë afër dhe kjo është tjetër llogari”, tregon “Special One”.

“Ai insistoi dhe pasi fitoi ndeshjen ma kërkoi sërish. Unë isha i lumtur për fitoren dhe u dorëzova, por i thashë që të paktën të hipte në autobus dhe t’i thoshte shoferit ta merrte 10 km nga stadiumi. Pas kësaj përgjigje nuk ishte aspak i lumtur në dhomat e zhveshjes. Pasi u kthyem nga konferenca për mediat në autobus, u shfaq ai në një makinë ‘Rolls Roice’ me shoferin e tij. Meqë makina ishte e re, shkëlqesia e tij donte te ikte me të. Ç’mund t’i beja?”, e mbyll deklaratën e tij Murinjo, i cili mundohet të tregojë që nuk është ai fajtori i vetëm për marrëdhëniet e këqija me Pogba.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online