PRAPASKENA | Vanda Nara “pa doreza”: Donin ta shisnin, por Ikardi vendosi qëndrimin!

Në merkaton e kaluar, çështja e Mauro Ikardit u diskutua shumë. Shumë media e bënë atë lojtar të Juventusit, por ai në fund vendosi të qëndrojë. Ndoshta ajo që e bindi Argjentinasin, ishte kualifikimi në Champions.

Vanda Nara, aktualisht bashkëshortja e lojtarit, zbulon disa prapaskena shumë interesante të “telenovelës” së verës.  “Inter dëshironte t’a shiste Ikardin te Juventusi. Këta të fundit më thanë se Ronaldo-Ikardi ishte dyshja që do kemi dhe nuk do blejmë një tjetër sulmues. Pikërisht Ikardi ishte ai i cili ndaloi që ky transferim të kryhej”, u shpreh menaxherja e futbollistit.

Gjithashtu, ajo foli edhe për  rinovimin e kontratës : “Jemi shumë larg marrëveshjes. Ikardi dëshiron të qëndrojë por nuk ka asnjë ofertë nga Interi. Ikardi është një lojtar i cili nuk diskutohet”. Të shohim nëse Ikardi do qëndrojë apo jo tek Interi. Merkato po vjen dhe “divorci” mund të kryhet në qoftë se gjërat vazhdojnë kështu.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online