Dritëhije dhe rivalitet në të dy grupet, ja si mbyllet gjysma e sezonit

Të dielën, Kategoria e Dytë e mbylli gjysmën e parë të sezonit 2018-2019 dhe renditjet pas këtyre sfidave duken sa interesante, aq edhe të veçanta për dyndjen që kanë krijuar skuadrat, kryesisht në kreun e të dy grupeve. Për skuadrën e fundit, në Grupin A është zgjidhur me Kevitanin e larguar, ndërsa në Grupin B, Naftëtari po “përpëlitet” për t’iu afruar Gramozit, Përmetit e Termit.

Kryesimin në Grupin A e ka arritur Tërbuni i Pukës, i cili me 25 pikë ka lënë pas dy skuadra me nga 23 pikë, Gramshin dhe Luzi 2008. Në vallen e kreut duken edhe Sopoti, Partizani B dhe Spartaku, edhe pse diferenca është vetëm 4 pikë. Nëse Kevitani renditet i fundit pas tërheqies nga gara, Internacionali me 4 pikë e Tirana B me 1 pikë nuk po e justifikojnë pjesëmarrjen, ndoshta për tu përmirësuar në gjysmën tjetër të sezonit.

Shkumbini në Grupin B është në krye me 32 pikë, por i janë vënë në ndjekje Devolli me Maliqin me nga 31 pikë, tregues ky që gjysmën tjetër të sezonit do ta bëjë edhe më interesante me këtë treshe. Albpetroli e Këlcyra me nga 25 pikë renditen në vendet 4 dhe 5, në pritje për ti dhënë më shumë bukuri e rivalitet garës për kreun e këtij grupi. Përmeti, Gramozi e Naftëtari, me situatën në fundin e renditjes janë larg historisë së tyre, jo vetëm në këtë kategori.

Deri më 17 shkurt 2019, të gjitha skuadrat e kanë një hapësirë dy mujore për tu korrigjuar, secila në interes të synimeve të sezonit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online