Postimi intrigues, Fili drejt transferimit jashtë vendit?

0

Realdo Fili në janar la Partizani dhe iu bashkua Kamzës, ku gjeti minutat që i mungonin. Sulmuesi anësor luajti rregullisht me skuadrën periferike të kryeqytetit, por me përfundimin e kampionatit u largua dhe tashmë është i lirë.

Gjatë kësaj periudhe ai ka shijuar pushimet, por sigurisht që edhe është stërvitur në mënyrë individuale. Se ku do të luajë sezonin e ardhshëm ende nuk dihet. Mundësitë janë që të transferohet edhe jashtë vendit.

Së fundmi fieraku ka postuar një foto në rrjetet sociale dhe mund të jetë edhe një sinjal. Sikurse shihet në foto, Fili ndodhet në Izrael dhe në të shkuarën menaxheri i tij, Elton Marini, ka bërë lëvizje nga Shqipëria në atë shtet, ndaj nuk do ishte çudi një lëvizje në atë drejtim e sulmuesit anësor.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.