Barcelona dhe Milani në pritje, ylli i PSG-së refuzon rinovimin

0

Merkatoja verore nuk ka mbaruar ende në shumë kampionate dhe ka ende disa emra të rëndësishëm që mund të ndryshojnë ekip deri në fund të gushtit.

Një ndër emrat më të kërkuar në treg është mesfushori Adrien Rabio, i PSG-së.

23-vjeçari ka kohë që kërkohet nga Barcelona, por kohët e fundit është futur në garë edhe Milani, që kërkon cilësi për mesfushën.

Rabio, i cili mbeti jashtë Botërorit për shkak se nuk ishte titullar te PSG, e ka marrë shumë keq përjashtimin nga Deshamp dhe tashmë kërkon me çdo kusht të luajë titullar gjetkë.

Sot L’Equipe shkruan se mesfushori ka refuzuar sërish ofertën për rinovim nga PSG, duke këmbëngulur për t’u larguar, sepse kontrata i mbaron vitin e ardhshëm dhe PSG do ta humbasë falas nëse nuk e shet këtë verë.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.