“Poshtërsia nuk paska fund!”, situata te Flamurtari prek dhe botën e artit

Flamurtari nuk po kalon një moment të mirë dhe përveç problemeve brenda skuadrës me financat, edhe rezultatet nuk kanë qenë të mira për djemtë e drejtuar nga Ilir Daja. Eliminimi sot nga Kupa e Shqipërisë i vuri kapakun një fillim viti shumë të vështirë për kuqezinjtë.

Kriza që po kalon skuadra vlonjate ka prekur edhe botën e artit, me regjisorin e njohur Albert Minga që ka komentuar në faqen zyrtare të klubit. Komenti i Mingës është pëlqyer nga shumë tifozë kuqezi, që ndajnë të njëjtin mendim me artistin e njohur.

Komenti i Albert Mingës – “Poshtërsia nuk paska fund! Urrejtje deri në ekstrem, në mënyrë sistematike, nga strukturat drejtuese të FSHF-së ndaj Vlorës dhe ekipit!.. Neveri!.. Vlorën nuk e mbron askush, as të vetët! Vlorën po e shkelin me këmbë, ndërsa aty merren…. e me çfarë nuk merren! Vazhdoni, vazhdoni të sherroseni me njeri tjetrin! Ky është paradoksi i skuadrës sonë. Le të provojnë t’ia bëjnë kështu “Kukësit”!…

Ky është paradoksi! Respekt për Ilir Dajën, njeriun e ndershëm dhe punëtor! Sinqerisht nuk arrij të kuptoj kurajën dhe vendosmërinë e këtij super profesionisti në një kohë që nuk e përkrah askush, ASKUSH!…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *