Interi nuk ia doli të fitonte përballë Torinos edhe pse ishte në avantazh të dy golave. Lojtarët zhvilluan një pjesë të dytë të dobët, por ai që mendoi t’i jepte një dorë Torinos, ishte portieri Handanoviç. Slloveni gaboi në daljen e golit të Belotit, ndërsa mund të evitonte golin e barazimit të Torinos. Kritika kundrejt tij dhe e fundit vjen nga një emër i madh i Interit.
Ish-kapiteni i famshëm, Sandro Maxola, i cili u aktivizua për 17-të sezone me zikaltrit gjatë viteve 60-70, është i befasuar nga paraqitja e ekipit dhe sulmon gardianin e portës.
“Futbollistët nuk mungojnë, por ndoshta mungon mentaliteti i tyre. Spaleti nuk duhet të dorëzohet, por të vazhdojë të punojë dhe nëse është akoma ai person që kam njohur unë, atëherë do e bëjë diçka të tillë. Martinez është lojtar që mund të zgjidhë ndeshjet, por ndoshta nuk është gati fizikisht dhe psikologjikisht për të luajtur më shumë.
Handanoviç? Ai ka nevojë për një takim me okulistin, për të kuptuar nëse shikon mirë. Duhet të punojë me kokën e tij dhe të përqendrohet gjatë gjithë ndeshjes”, përfundon Sandro Maxola.