Polemikë e re për Abazajn, kolegët aludojnë për ndërhyrje nga lart

Pas më shumë se katër muajsh pritje, Kristal Abazaj debutoi me fanellën e Anderlehtit këtë të dielë në transfertën ndaj Cercle Bryzh. Takimi u mbyll me fitoren 2 -1 të vendasve. Pak orë më vonë, kryesia e klubit belg mori vendimin për të shkarkuar trajnerin Hein Vanheizebruk.

Ditën e sotme gazeta belge “Nieuwsblad” ka bërë një analizë të situatës në klubin e Anderlehtit pas shkarkimit të trajnerit. Në artikullin e kësaj medie shkruhet se në ambientet e klubit po qarkullojnë disa thashetheme në lidhje me aktivizimin e sulmuesit shqiptar.

Trajneri i shkarkuar Vanheizbruk (m) dhe pronari Mark Kuke

Sipas shkrimit të medies belge, lojtarët besojnë se Abazaj ishte grumbulluar për ndeshjen ndaj Cercles pas ndërhyrjes së pronarit dhe administratorit të klubit, Mark Kuke, i cili ka detyruar trajnerin tashmë të larguar të aktivizojë lojtarin e blerë nga kampionati shqiptar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online