Pas më shumë se katër muajsh pritje, Kristal Abazaj debutoi me fanellën e Anderlehtit këtë të dielë në transfertën ndaj Cercle Bryzh. Takimi u mbyll me fitoren 2 -1 të vendasve. Pak orë më vonë, kryesia e klubit belg mori vendimin për të shkarkuar trajnerin Hein Vanheizebruk.
Ditën e sotme gazeta belge “Nieuwsblad” ka bërë një analizë të situatës në klubin e Anderlehtit pas shkarkimit të trajnerit. Në artikullin e kësaj medie shkruhet se në ambientet e klubit po qarkullojnë disa thashetheme në lidhje me aktivizimin e sulmuesit shqiptar.
Sipas shkrimit të medies belge, lojtarët besojnë se Abazaj ishte grumbulluar për ndeshjen ndaj Cercles pas ndërhyrjes së pronarit dhe administratorit të klubit, Mark Kuke, i cili ka detyruar trajnerin tashmë të larguar të aktivizojë lojtarin e blerë nga kampionati shqiptar.