Pogba – Real drejt krisjes, Perez hedh sytë nga ylli i Ajaksit

Real Madrid nuk është dorëzuar ende, por rruga për të sjellë Pol Pogba në Madrid është e gjatë dhe plot pengesa. Mançester Junajtid po reziston dhe duke qenë në kushte të tillë, “Los Blancos” i janë rikthyer pistës Doni Van De Bek.

Marca raporton se negociatat mes Reali dhe Ajaksit kanë nisur dhe marrëveshja mund të arrihet për shumën e 60 milionë eurove. Arkat e klubit holandez do të mbusheshin sërish, por ata nuk duan të heqin dorë nga shërbimet e 22-vjeçarit.

Gjithsesi, presingu i Realit është i madh dhe lojtari i kombëtares tulipane mund të përfundojë nën urdhrat e Zinedin Zidan, ndërsa ky do të ishte një përforcim me vlera për klubin spanjoll.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online