“Po të fliste si Uanda Nara, do e përzija gruan”, sqarim dhe ndjesë nga Kostakurta

Alesandro Kostakurta, i njohur nga tifozët si Billi Kostakurta, ka përfunduar nën akuzë së fundmi për shkak të një fraze të shkëputur gjatë një diskutimi në “Sky”. Ai shfaqet duke thënë një fjali që është konsideruar seksiste dhe debatet kanë qenë të shumta.

“Nëse gruaja ime do të thoshte ato gjëra që ka thënë Uanda, do e përzija nga shtëpia”, është ajo çka ka thënë zyrtari i Federatës Italiane të Futbollit Gjithsesi, ish-mbrojtësi i Milanit ka kërkuar ndjesë për situatën e krijuar. Kostakurta ka sqaruar gjithçka në një intervistë për Corriere della Sera.

“Nuk e mohoj atë që kam thënë. Ishte një frazë e vetme brenda një diskutimi më të gjerë mes kolegëve mbi rolin e Uanda Nara. Prokuratorët (meshkuj) të Zanetit, Bergomit, Maldinit apo Del Pieros ju siguroj që nuk do ia lejonin kurrë vetes të lëshonin deklarata si ato të Uanda Narës. Kam kritikuar prokuratoren Uanda Nara, pavarësisht gjinisë. I gjithë diskutimi sillej në këtë linjë”, ka deklaruar ish-milanisti.

Shprehja “do e përzë nga shtëpia” nuk ka qenë e duhura dhe Billi e pranon: “Jam dakord, kam gabuar dhe kërkoj falje. Një frazë të tillë nuk do ta dëgjoni më kurrë. Dua të jemi qartë: i dua femrat në futboll. Puna ime në Federatë e dëshmon diçka të tillë. Patricia Paniko tek ekipi U15 e kam propozuar unë. Nuk pretendoj se jam në pararojë, por diçka të vogël e kam bërë. Çfarë më ka thënë gruaja kur e ka parë videon? Mendoj se e ke dreqosur Billi”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online