Kaljari rezistoi mbrëmë kundër Napolit dhe ishte shumë pranë marrjes së një barazimi. Do të ishte një pikë qetësie për ekipin sard, por VAR-i dhe vendimi i dyshimtë për të akorduar një penallti në shtesa i dhanë fitoren djemve të Ançelotit.
Polemika të shumta shpërthyen për rastin në fjalë, që realisht nuk ishte penallti. Marçelo Karli nuk i beson syve. Drejtori sportiv i Kaljarit nuk përmbahet në deklaratën e tij, ndihet i ofenduar dhe e cilëson të gjithën si barcaletë.
“Çfarë panë? Si mundën të akordonin një penallti të tillë? Askush nuk flet për këtë rast, sepse ndoshta askujt nuk i plas për ne. Është absurde, sepse dhanë një penallti të pabesueshme. Dora është jashtë zone. Nëse duam ta kthejmë VAR-in në barcaletë, atëherë le të vazhdojmë kështu.
Mund të më shpjegoni dot se çfarë ka parë shkencëtari i VAR-it? Ose gjërat janë të qarta ose kthehen në barcaleta. Teknologjia është shërbim apo një mundësi që të tjerët të bëjnë fenomenin? Jemi të zhgënjyer dhe të acaruar. Unë ndihem sikur janë tallur me mua. Flasim për një cm, por nuk ka siguri gjeometrike. Jam i tërbuar me arbitrin kryesor dhe atë të VAR-it. Bënë një gjest absurd.
Çfarë do të bënim nëse do të ndodhte në një finale Champions Lige një gjë e tillë? Nëse tenton të bësh shkencëtarin në një ndeshje si kjo është shumë acaruese. Arbitri duhet të jepte maksimumi goditje dënimi dhe të mos bënte kot si shkencëtar.”
|| Napoli 2-1 Cagliari || Insigne#NapoliCagliari pic.twitter.com/aRGvFmcY8I
— ????? ?????? ??????? (@NapoliAR_Media) May 5, 2019