“Më ka mërzitur loja e cila nuk ishte si në ndeshjet e shkuara. Skuadra reagoi mirë, kishte mundësi shënimi me Partizanin, ishte tjetër skuadër, ndërsa sot në minutat e para nuk u paraqitëm mirë dhe kjo ka ndikuar në anën psikologjike. Në momentin e para tentova të bëj një lojë më sulmuesi. Ishte e vështirë dhe sulmuesit nuk po i përfundojnë aksionet siç duhet”.
“Është e çuditshme pasi në stërvitje kanë tjetër karakter dhe në ndeshje ndryshe. E kemi menduar që të luajmë më thjeshtë dhe të jemi më konçizë në mbrojtje. Sulmi i Kamzës, tek goli i parë mbrojtësit hezituan, u vonuan dhe më habitën pse neglizhuan kështu.”
“Duhet të ndryshojmë diçka që të mos pësojmë gola siç i kemi pësuar. Nuk jemi një skuadër që meriton të hapet në fushën e lojës dhe të ketë një kundërshtar që nuk ke përballon dot. Kjo skuadër ka më shumë mundësi dhe unë kam besim. Rezultatet erdhën dhe nga shorti që ishte i vështirë. Unë nuk mund ta ul moralin dhe kam besim se do të luajmë futboll. Na mungoi grinda sot dhe më bëri përshtypje”.
“Mungesa e Shehit mi prishi planet. Aktivizova një lojtar që është bashkuar vonë si Herri. Lojtarët e ardhur i kemi studiuar dhe i kemi pritur më herët. Kjo më ka bërë të frikësohem dhe të mos besoj shumë tek lojtarët që janë afruar me vonesë”.
“Bëmë gabime foshnjarake dhe avancimi tek Plaku ishte një kohë më vonesë. Mbyllja ishte problem tek të dy golat. Edhe në ndeshjen e shkuar nuk isha i kënaqur me lojtarët e krahut. Sërish ndodh kjo edhe në këtë ndeshje”.
“Rahim ka pasur disa probleme. Pasi ka firmosur kontratën ai ka pretenduar për të tjera kusht nga se është rënë dakord mes klubit dhe vetë lojtarit. Ai nuk mund të jetonte në Krujë dhe donte një jetë tjetër, ana psikologjike nuk ishte e mirë dhe unë e kam lënë të qetësohet dhe do të vendosim për të”.