Plas në Portugali, transferimi i Zhoao Feliks pastrim parash?!

Atletiko Madrid zyrtarizoi pak ditë më parë blerjen e Zhoao Feliks nga Benfika për plot 126 milionë euro, me portugezin që u shndërrua në transfertën e katërt më të shtrenjtë në historinë e futbollit.

Shifra e shpenzuar nga Atletiko u përfol jo pak, pasi Feliks është vetëm 19 vjeç dhe në Nations League me Portugalinë nuk është se bindi.

Së fundmi, një eurodeputete portugeze mendon t’i hedhë benzinë zjarrit, duke shkruar në Twitter, se shitja e Zhoao Feliks drejt Atletikos është veçse pastrim parash.

Një gazetar portugez kishte shkruar në Twitter se i dukej e çuditshme se si një lojtar që deri në dhjetor luante në kategorinë e tretë portugeze, u shit në qershor për 126 milionë euro. Këtu ka reaguar deputetja Ana Gomes, e cila ka shkruar: “Mos ndoshta është për pastrim parash?” Ky reagim ka shkaktuar jo pak polemika në Portugali…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online