Milani lirohet nga zinxhirët, ofron 40 milionë euro për goditjen e bujshme!

0

Përjashtimi nga Europa për këtë sezon duket se ka sjellë qetësinë te Milani, me kuqezinjtë që do të jenë disi më të qetë dhe më të lirë për të shpenzuar.

Objektivi kryesor tashmë është Dani Sebajos dhe oferta e parë është gati. Milani e ka ngritur “stekën” dhe ka gati 40 milionë euro për të bindur Realin e Madridit.

“Los Blancos” edhe mund të binden që ta lirojnë mesfushorin, por do të jetë pikërisht Sebajos që do të thotë fjalën e fundit. Nëse spanjolli nuk bindet për kalimin në “San Siro”, atëherë Maldini pritet të përqendrohet te Denis Praet, mesfushori i Sampdorias.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.