Plas lufta Milan-Sky, shkak e dashura e Bufonit

0

Milan dhe Sky Sport janë në luftë. Gjithçka nisi mbrëmë, aq sa pas ndeshjes Milani nuk lejoi askënd të fliste për rrjetin televiziv. Arsyeja ishte një deklaratë e gazetares së njohur Ilaria D’Amiko (e dashura e Xhixhi Bufonit) gjatë emisionit të pasdites “Sky Calcio Shoë”.

FJALËT E D’AMIKOS – Drejtuesja e emisionit Sky Calcio Shoë tha: “Nëse do të jenë të mbuluara të gjitha shpenzimet, Milani ka bërë gjëra fantastike. Duhet përdorur “nëse”, sepse janë bërë aq shumë investime, saqë natyrisht duhet pritur për të parë të zezën mbi të bardhë”.

MILANI REAGON – Kur ka mësuar deklaratat e D’Amikos, Milani nuk ka lëshuar asnjë komunikatë për mediat, por qëndrimi ka qenë i fortë: asnjë intervistë pas ndeshjes për Sky Sport, edhe pse kontratat televizive e detyrojnë për të kundërtën.

D’AMIKO NUK KËRKON FALJE – Ilaria D’Amiko ka sulmuar sërish Milanin, kur është lajmëruar se askush nuk do të fliste “Vendimi i Milanit është për faj të fjalëve të mia. Zgjedhja e klubit komentohet vetë, unë do të vazhdoj të shpreh lirisht idetë e mia, që do t’i shprehja ndaj çdo klubi që do të investonte aq shumë, pa u sqaruar ende garancitë financiare dhe pa u njohur mirë pronarët e rinj”.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.