Surpriza e Skënderbeut, merr sulmues turk

0

Lajmi vjen nga Turqia, pasi deri tani Skënderbeu ka qenë hermetik në lidhje me lëvizjet e ardhshme në merkato, pavarësisht se i doli lajmi për afrimin e Suad Sahitit pas ndeshjes Dinamo Zagrebit.

Batuhan Karadeniz është sulmuesi i ri i klubit korçar, pasi “Ajansspor.com” raporton se sulmuesi 26-vjeçar ka prishur kontratën me klubin turk Shanliurfaspor, duke arritur marrëveshjen me Skënderbeun, për një page prej 100.000 eurosh në sezon.

Bëhet fjalë për një sulmues me CV të shkëlqyer, sepse ka luajtur edhe me Beshiktashin e Trabzonsporin, ndër të tjera.

Sezonin e fundit Karadeniz e nisi te Sant Galleni në Zvicër, por zgjodhi të kthehej në Turqi, ku firmosi kontratë 2-vjeçare me Shanliurfasporin.

Tani Karadeniz gjen marrëveshjen me Skënderbeun, por kjo e ka futur në konflikt me klubin e vet, që e ka kërcënuar me gjyq. Për të zgjidhur gjithçka, Karadeniz ka paguar nga xhepi i vet 200.000 lira turke, thuajse 50 mijë euro, vetëm e vetëm për të ardhur në Shqipëri.

Në sezonin e fundit Karadeniz shënoi 8 gola në 23 ndeshje kampionati, por vetëm 11 herë e nisi në formacionin titullar.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.