Hallaçi: Merkatoja, nota 9

Shefi i klubit te Kukësi, Jonuz Hallaçi, ka folur sot në lidhje direkte nga Ohri për Supersportin, duke u ndalur te merkatoja e kryer dhe te përgatitjet për sezonin e ri, duke përfshirë edhe çështjen e stadiumit dhe fushës në Kukës, që ka nevojë për ndërhyrje urgjente.

Merkatoja – “Do t’i vija notën 9, për të mos e tepruar. Është folur shumë për merkaton e Kukësit këtë verë, por mendoj se skuadra tashmë është mëse e kompletuar dhe do ta shohim që ndaj Tirans.

Rinovimet me rritje të ndjeshme page – “Janë marrëdhënie mes klubit e lojtarëve, shifrat janë konfidenciale. Disa lojtarë kishin pretendime për rritje page, por klubi ka gjetur marrëveshjen dhe kemi mbajtur më të mirët.

Miqësorja e radhës – “Po, ndeshemi të mërkurën, 17.00, me Teutën. Do të jetë një ndeshje e vërtetë, jo thjesht miqësore, sepse Teuta ka një ekip shumë serioz. Kundër Teutës do të luajë formacioni titullar, ndërsa rezervat do të luajnë në Gostivar një ndeshje miqësore kundër një ekipi arab, ku punon edhe një mik i trajnerit. Do të kërkojmë edhe një miqësore tjetër, ndërsa më 30 gusht do të kthehemi në Shqipëri”.

Stadiumi dhe kushtet e fushës – “Në atë stadium stërviten e luajnë disa skuadra, fusha vuan edhe kushtet atmosferike mjaft të vështira në dimër. Jemi pak vonë, por për një muaj fusha mund të riparohet. Duhet bërë patjetër ndërhyrje për një fushë cilësore, që është prioritet dhe uroj të kontribuojnë të gjithë, edhe bizneset e Kukësit, për të mundësuar që stadiumi dhe fusha të vijnë në parametra që të luhet në Kukës për kupat e Europës”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online