Edhe pse Perez e Lopetegui e kanë bërë të qartë se nuk heqin dorë nga Luka Modriç, tek Interi vazhdojnë të këmbëngulin për shërbimet e mesfushorit kroat. Jo vetëm kaq, por në Itali po planifikojnë edhe se si do e bindin futbollistin e Real Madridit të transferohet në Serie A.
Duke qenë se Modriç ende nuk i është bashkuar spanjollëve në stërvitje, kanë nisur të qarkullojnë shumë zëra mbi të ardhmen e mesfushorit, i cili shkëlqeu në “Rusi 2018” me Kroacinë e tij që shkoi deri në finale dhe u mund nga Franca.
Për të bindur Modriç ka ndërhyrë grupi “Sunning”, që i ofron mesfushorit që për katër vite të nënshkruajë me Interin, ndërsa më pas do të transferohet te Jiangsu. Miliona për të në moshën 36-vjeçare dhe mbyllje karriere në Kinë.