Roma ka identifikuar zëvendëuesin ideal për Stefan El Sharaui, pasi ky i fundit zgjodhi Kinën për të vazhduar karrierën e tij. Sipas asaj që raporton ”Corriere dello Sport”, drejtuesit e Romës po ndjekin Leon Beili si pasuesin e El Sharauit. Sulmuesi i Bajer Leverkuzen ka qenë prej i kohësh ndjekur nga disa nga klubet të mëdha të Evropës.
Megjithatë, drejtuesit romakë kanë një plan për të nënshkruar me futbollistin e Xhamajkës, duke përdorur Patrik Shik plus 15 milionë euro plus sulmuesin si pjesë e marrëveshjes.
Është e paqartë nëse Leverkuzen do të pranonte një ofertë të tillë apo nëse do të preferonin vetëm para për sulmuesin Beili. Megjithatë, shenjat duken premtuese për tifozët e Romës dhe me shumë gjasa, Beili do të jetë lojtar i verdhekuqve për sezonin e ardhshëm.