Pjekuri dhe sjellje prej lideri, Gripshi “fluturon” ulët

Me numrin 10 në shpinë. Një sezon si protagonist te Skënderbeu i rinovuar, pas një viti të kaluar më së shumti në stol. Për “Gol pas Goli”, Nazmi Gripshi foli për të kaluarën te bardhekuqtë, por edhe për të tashmen, ku është kthyer në një prej lojtarëve më të rëndësishëm të skuadrës.

“Ka qenë një periudhë e keqe për shkak se kam luajtur shumë pak. Falenderoj stafin dhe presidentin që këtë sezon më dhanë besimin, dhe do të bëj maksimumin ta justifikoj. Numri 10 në shpinë? Këtë numër e ka mbajtur një lider te Skënderbeu. E mora sepse dua të eci sa më lart dhe të ndihmoj ekipin”.

Nga përgatitja ndaj Kukësit, te fjala titull, Gripshi tregohet i matur, diçka e injektuar nga trajneri Shkëmbi: “E kishim përgatitur mjaft mirë ndeshjen, e kishim studiuar Kukësin dhe arritëm ta fitonim. Mendoj se me kontributin e ekipit dhe ndihmën e tifozëve, në këtë sezon nuk duhet të gabojmë në këtë sezon. Titulli? Ne çdo ndeshje hyjmë për të marrë tre pikët. Duhet të bëjmë lojën tonë, atë që na kërkuar trajneri. I marrim ndeshjet me radhë, për titullin më pas të shohim”.

“Gati për tu shitur jashtë, ashtu si të tjerë emra më parë? Nuk di çarë të them. Do të mundohem të bëj më të mirën te Skënderbeu dhe pjesën tjetër e dinë stafi dhe presidenti. Fillimisht duhet të jap maksimumin këtu në Korçë dhe më pas ndoshta të kem një eksperiencë jashtë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *