Gjici: Humbje zhgënjyese, titulli objektivi i vetëm

Humbja në Korçë natyrisht që erdhi si një zhgënjim për Kukësin dhe për presidentin Safet Gjici. Një mundësi për të treguar forcën përballë një rivali direkt, për ti larguar disi nga kreu, por edhe për të mbajtur ritmin e Partizanit në krye të renditjes.

Menjëherë pas ndeshjes, në deklaratën e shkurtër të dhënë për “SuperSport”, drejtuesi i klubit verilindor nuk e fshehu shijen e keqe të humbjes, megjithatë vazhdon të këmbëngulë se objektivi i vetëm i Kukësit në këtë sezon është fitimi i titullit.

“Patjetër që jam i zhgënjyer, për aq kohë sa nuk e fituam këtë ndeshje”, deklaroi Gjici i cili nuk tërhiqet kur bëhet fjala për të ftuar kampionatin: “Objektivi vetëm titulli kampion? Patjetër që objektivi ynë është vetëm titulli”.

Presidenti nuk dha afate nëse sfida direkte e radhës ndaj Skënderbeut mund të luhet në fushën e Kukësit, me punimet e stadiumit që ende nuk kanë nisur, ndërsa vlerësoi të gjitha ekipet e Kategorisë Superiore. “Të shohim nëse sfida tjetër me Takajn mund të luhet në Kukës. Skënderbeu rivali më i fortë? Nuk ka rivalë të fort dhe të dobët, të gjitha ekipet janë të vështira”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online