Shehi: Fituam në momentin e duhur, nuk janë vetëm Kukësi dhe Partizani

Paraqitja e dobët e fundjavës së kaluar me Teutën i takon së kaluarës dhe kura më e mirë për të vazhduar përpara ishte suksesi në duelin direkt përballë Kukësit. Orges Shehi vlerësoi paraqitjen e Skënderbeut, që diti të shfrytëzonte mundësinë e krijuar, por edhe të vuante në momentet e vështira të ndeshjes, kur kundërshtarët kërkonin barazimin.

“Sigurisht që është një fitore me vlera, pasi erdhi në një moment jo të mirë për sa i takon rezultatit. Fitorja na mbush me besim dhe na bën optimistë. Ekzistoi frika që nëse nuk shënonim mund të ndëshkoheshim. Megjithatë, ishim mjaft mirë në fazën mbrojtëse, pavarësisht disa momenteve kur kundërshtari ishte më mirë. Penalltia për Muzakën? Nuk merrem me gjykimin, këtë e kam thënë edhe më përpara”, tha trajneri për programin “Gol pas Goli” në “SuperSport”.

“Studimi i rivalëve në krahun e majtë? Sigurisht që çdo rival e studiojmë ku i kanë pikat e forta dhe të dobëta. Jo rastësisht kemi bërë shumë ndryshime, si në rastin e Bregut me Gripshin. Në pikat e forta duhet të mbrohesh dhe të kesh kujdes, ndërsa në pikat e dobëta duhet ta sulmosh”.

“Ju shqetëson më tepër Partizani apo Kukësi? U tërhoqëm më shumë nga sa duhet, ndoshta sepse u lodhëm fizikisht pas presionit në pjesën e parë. Nuk ishte strategji, por vetë loja të çon ndonjëherë në ato situata. Po na vinin shumë probleme nga krahu i majtë. Për sa i takon objektivave, ne do të kemi objektiv vetëm ndeshjen e radhës. Kampionati është një maratonë e gjatë. Mund të lësh pikë me çdo skuadër, nuk janë vetëm Partizani dhe Kukësi, pasi pranë janë edhe ekipet e tjera”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online