Pjaniç projekton largimin, emëron agjentin shqiptar

Miralem Pjaniç është kthyer në një fiksim për klubin e Barcelonës, që e konsideron lojtarin si pasuesin ideal të të sapo larguarit Andres Iniesta. Mesa duket dhe boshnjakut i pëlqen ideja e një aventure të re në Spanjë pas dy vitesh te Juventusi.

Për ta ndihmuar në këtë operacion të vështirë, mesfushori 28-vjeçar ka vendosur të ndërrojë agjent duke i besuar dyshes Fali Ramadani-Pini Zahavi. Lajmi bëhet i ditur nga media franceze “Euro United”.

Fali Ramadani është një ndër agjentët më të njohur në Europë. Shqiptari nga Tetova përfaqëson një sërë futbollistësh të njohur, ndër ta dhe sulmuesi i Interit Ivan Perisiç. Objektivi i Ramadanit dhe kolegut të tij Zahavi do të jetë transferimi i lojtarit te Barcelona, ose në skenarin më të keq arritja e një marrëveshje për një kontratë të re me pagë të përmirësuar, pra në dyja rastet Pjaniç del i fituar.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *