Kontes i duhen mbrojtës shumë cilësorë në krahë për të luajtur skemën e tij të preferuar 3-5-2. Kërkimët janë ndaluar tek emri i Aleksandër Kolarov. Mbrojtësi i majtë i Romës ka cilësi për të mbuluar mbrojtjën, por edhe mësfushën. Gjithashtu ka një marrëdhënie të mirë me golin.
Kontë i sheh tepër të dobishme cilësitë dhe eksperiencën e tij dhe synon ta bindë të zbresë në “San Siro”. Kontrata e tij me Romën skadon verën e ardhme. Përtej pëlqimit të teknikut, drejtuesit zikaltër nuk janë të gatshëm të paguajnë për të blerë një lojtar me moshë 33-vjeçare.
Nëse serbi e bind klubin e tij ta lërë të lirë për t’u larguar falas, Interi është gati t’i ofrojë një pagë mjaft të mirë. Klubi zikaltër do të ishte dakort edhe nëse e merrte mbrojtësin në këmbim të një shume simbolike. Kolarov pritet të transferohet në Milano bashkë me Xhekon.