Bejl në huazim te Bajern? Agjenti sqaron gjithçka

Garet Bejl është një çështje delikate në Madrid. Zidan i ka treguar derën uellsianit, me këtë të funidit, që nuk dëshiron të largohet nga Madridi. Ardhja e lojtarëve si Hazard e Joviç e shton mundësinë e largimit të Bejl. Një huazim te Bajerni apo në një prej klubeve të mëdha angleze është një mundësi.
Megjithatë, agjenti i 29-vjeçarit e përjashton largimin e klientit të tij nga Reali. Një huazim i mundshëm përjashtohet kategorikisht nga Xhonatan Barnet. Ai shprehet se Bejl ndihet mjaft mirë me jetesën ne Madrid. Më pas shton se situata e tij në klub nuk ka asnjë përmirësim.

“Një lëvizje me formulën e huazimit nuk do të ndodhë. Nuk mendoj se ai e do diçka të tillë. Garet ka një shtëpi mjaft të bukur këtu, dhe po bën një jetë të adhurueshme. Do të ishte diçka e jashtëzakonshme nëse ai do të largohej në huazim. Planet tona nuk e përfishijnë një mundësi të tillë. Natyrisht, situata e Garet në klub nuk është përmirësuar”, u shpreh Barnet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online