Piketohen dy emra “big”, PSG nis ofensivën

PSG është e etur për të bërë mirë në Europë dhe për të shkuar sa më larg në Champions Ligë. Trofeu me veshë të mëdhenj është ëndrra e madhe e kampionëve të Francës dhe drejtuesit po bëjnë maksimumin për të përforcuar ekipin.

Dy janë emrat e preferuar dhe të dy luajnë në Premier Ligë. I pari është David De Gea. Portierit spanjoll i përfundoi kontrata me Junajtid dhe do të largohet me parametra zero.

PSG synon të gjejë sa më shpejt akordin financiar dhe të transferojë 28-vjeçarin në kryeqytetin francez. Emri tjetër quhet N’Golo Kante. Mesfushori është i pashitshëm nga Çelsi, por Sarri ka zgjedhur të vendosë Zhorzhinjon në pozicionin e tij.

Kante është përdorur më shumë si një “mezzala”, ndërsa oferta e PSG-së mund ta tundojë. Francezët synojnë të bindin lojtarin dhe më pas gjithçka do të jetë më e thjeshtë për të marrë miratimin e “Bluve të Londrës”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *