Kristof Piatek është emri më i përfolur i ditëve të fundit në aksin Xhenoa-Milano, ku sulmuesi pritet që t’i bashkohet kuqezinjve ditën e nesërme, për të zyrtarizuar transferimin e tij. Ditën e sotme, Milani luajti pikërisht ndaj Xhenoas, ku mori një fitore me vlera, me shifrat përfundimtare 0-2.
Në përfundim të ndeshjes, trajneri i ekipit nga “Marasi”, u pyet për ndeshjen, si dhe për çështjen Piatek. Çezare Prandeli, u tregua i sinqertë dhe pranoi përfundimisht se Piatek e ka mbyllur aventurën e tij te Xhenoa dhe tani i duhet të mendojë për lojtarët që ka në dispozicion.
“Piatek? Kur erdha këtu, plani ishte që të mos të shitej, por klubi i mendoi ndryshe gjërat. Ai ishte në stadium sot, por më duhet të mendoj për lojtarët që kam në dispoziicion, duke i përcjellë mentalitetin e duhur për klubin”, ka përfunduar Prandeli.