Kristof Piatek është padyshim njeriu i momentin tek ekipi i Milanit, por jo vetëm. “Pistoleta” po mahnit me paraqitjet e tij, teksa një natë më parë shënoi dy gola në triufmin ndaj Atalantës. Pas ndeshjes, Piatek foli për mediat, teksa u shpreh mjaft i lumtur për formën e mirë që po kalon.
“Gjithmonë kam besim në vete dhe mendoj se do të shënoj shumë gola, por më duhet ta pranoj se të shënoja gjashtë në pesë ndeshjet e mia të para ishte diçka që nuk e prisja.
Po markohesha shumë afër, por e dija se, herët apo vonë, topi do vinte në zonë, kështu që isha i përgatitur për të shkuar atje i pari.
Jam i lumtur me dy golat e shënuar dhe dua që të vazhdoj kështu. Jam sulmues, kështu që dua të shënoj në çdo ndeshje”, përfundoi Piatek.