Pesë herë Leo Mesi, ylli i Barcelonës shpallet fitues i “Këpucës së Artë”

Leo Mesi është shpallur fitues i “Këpucës së Artë”, duke e fituar për herë të pestë këtë çmim. Një tjetër rekord i thyer, pasi askush nuk ka arritur ta fitojë këtë çmim kaq herë. Siç raporton “Squawka News”, ylli i Barcelonës është shpallur më i miri, pasi shënoi 34 gola gjatë sezonit 2017-2018.

Askush nuk ka shënuar më shumë se argjentinasi në kampionat gjatë sezonit të kaluar, ndërkohë që Mesi shënoi dhe 6 gola në Champions Ligë. 31-vjeçari u ndal pak kohë, si pasojë e dëmtimit të pësuar kundër Seviljes, ndërsa është rikthyer në formën e tij më të mirë.

Në ndeshjen e fundit kundër Levantes, kapiteni i Barçës shënoi një trigolësh, duke u ngjitur në kuotën e 14 golave këtë sezon në kampionat. Ai kryeson renditjen e golashënuesve dhe ndiqet nga shoku i tij i skuadrës Luis Suarez dhe Kristian Stuani i Zhironës me nga 11 rrjeta të tundura.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online