Guardiola kërkon yllin spanjoll, reagon Reali: Vlen më shumë se CR7

Mançester Siti po kërkon një lojtar fantazist dhe ka hedhur sytë drejt Spanjës. “Qytetarët” janë të interesuar për Iskon e Realit të Madridit siç raporton “Daily Mail”. 26-vjeçar po kalon një moment shumë të vështirë, ndërsa raporti i tij me trajnerin Solari është thyer.

Nuk përjashtohet një largim i tij, ndërsa patrioti Guardiola e pret me padurim në Mançester. Por, Reali i Madridit nuk kërkon të heqë dorë lehtë nga shërbimet e një prej lojtarëve më të rëndësishëm.

Perez kërkon më shumë se 100 milionë euro për kartonin e mesfushorit ofensiv, pra më shumë sesa u shit Kristiano Ronaldo te Juventus. Tashmë pritet përgjigja e Mançester Sitit, që nuk dëshiron ta humbasë mundësinë e blerjes së një lojtari si Isko.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online