“Përvojë pa fund të lumtur, por krenar që isha pjesë e Arsenalit”

Verën e kaluar la Juventusin pas 7 viteve në Torino dhe po aq titujve kampionë të fituar. Stefan Lihtshtajner u transferua me parametra zero tek Arsenali, por aventura me “topçinjtë” nuk shkoi ashtu siç e kishte menduar.

35-vjeçari zhvilloi vetëm 23 ndeshje dhe shënoi një gol në të gjitha kompeticionet. Unai Emeri preferoi patriotin Belerin përpara zviceranit, me këtë të fundit që nuk ishte më as zgjedhje e dytë.

Largimin nga Arsenali e njoftoi disa ditë përpara finales së Ligës së Europës kundër Çelsit, ndërsa tani pas dështimit për të fituar trofeun, Lihtshtajner ka zyrtarizuar ndarjen me ekipin anglez me anë të një letre të shkruar në rrjetet sociale.

“Të dashur tifozë. Ishim pranë arritjes së një kapitulli të ri të historisë së këtij klubi të pabesueshëm. Por të jesh afër… për fat të keq nuk mjafton. Kjo është e vështirë për t’u pranuar. Jam shumë i zhgënjyer. Objektivi jonë ishte dërgimi i Arsenalit në nivele të larta ndërkombëtare dhe fitimi i trofeve. Të dyja i përkasin këtij klubi të madh. Shokëve të skuadrës, trajnerit dhe stafit të tij, të gjithë punonjësve të klubit dhe gjithë tifozëve ju dërgoj urimet më të mira.

Kam besim se Arsenali do ta përfundojë misionin sezonin e ardhshëm. Më ka pëlqyer fakti që isha pjesë e këtij klubi. Ishte një sfidë e madhe, një përvojë pa një fund të lumtur. Faleminderit shumë për mbështetjen tuaj të madhe. Ishte shumë e çmuar”, përfundon mbrojtësi i djathtë helvet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online