VIDEO | Warriors bien në fund, fitore dramatike e Boston Celtics

Golden State Warriors kanë rënë në shtesë kundër Minnesota Timberwolves, teksa u mundën me shifrat 131-130. Kampionët në fuqi e nisën mirë, duke i mbyllur dy periodat e para me 14 pikë më shumë. Vendasit reaguan dhe barazuan gjithçka që në periodën e tretë, ndërkohë që pas përfundimit të kohës së rregull nuk kishte fitues. Në shtesën e parë Timberwolves shënoi një pikë më shumë dhe fitoi.

Tetë basketbollistë të tyre shënuan më shumë se 10 pikë. Spikatën Andrew Wiggins (24 pikë, 3 asiste, 9 rikuperime), Josh Okogie (21 pikë, 1 asist, 5 rikuperime) dhe Karl-Anthony Toëns (15 pikë, 7 asiste, 13 rikuperime). Stephen Cyrry dhe Kevin Durant realizuan 60 pikë në total për Warriors, i pari 37,  i dyti 23. Edhe Klay Thompson bëri mirë, duke shënuar 20 pikë. Gjithsesi Warriors dolën të mposhtur.

Oklahoma City Thunder-Denver Nuggets ishte një përballje që pritej me interes dhe që përfundoi 105-115. Nuggets ishin më lart në periodën e parë dhe të tretë, duke siguruar fitoren në fund. Nikola Jokic (23 pikë, 3 asiste, 16 rikuperime) dhe Jamal Murray (27 pikë, 9 asiste, 5 rikuperime) triumfuan ndaj Russell Westbrook (27 pikë, 9 asiste, 9 rikuperime) dhe Paul George (25 pikë, 4 asiste, 9 rikuperime). Këta dy të fundit nuk patën mbështetjen e duhur nga shokët e skuadrës.

Kyrie Irving, me 30 pikë të shënuara, udhëhoqi Boston Celtics në fitoren kundër Indiana Pacers. Përballja përfundoi 114-112. Bojan Bogdanoviç shënoi 27 pikë për Pacers, të pamjaftueshme për të shmangur humbjen e ngushtë që pësuan. Utah Jazz ka likuiduar Washington Wizards me shifrat 128-124. Ndeshje shumë e mirë për Donovan Mitchell, autor i 35 pikëve, 5 asisteve e 5 rikuperimeve. Bradley Beal shënoi 34 pikë për Wizards.

Los Angeles Lakers i janë gëzuar fitores kundër Charlotte Hornets. Takimi përfundoi 129-115, ndërkohë që Lebron James (27 pikë, 9 asiste, 3 rikuperime) ishte më i miri në parket. Damian Lillard (37 pikë, 6 asiste, 3 rikuperime) ishte lideri i Portland Trail Blazers në fitoren 98-118 ndaj Atlanta Hawks. Për këta të fundit bëri mirë Trae Young (26 pikë, 7 asiste, 9 rikuperime).

Boston Celtics-Indiana Pacers 114-112
Atlanta Hawks-Portland Trail Blazers 98-118
Minnesota Timberwolves-Golden State Warriors 131-130
Oklahoma City Thunder-Denver Nuggets 105-115
Utah Jazz-Washington Wizards 128-124
Los Angeles Lakers-Charlotte Hornets 129-115

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online