Përralla e sulmuesit: nga zbritja e kategorisë në Kinë, te transferimi drejt Barcelonës

Imagjinoni sikur për një çast të kaloni nga një ekip në Kinë, që ra një kategori më poshtë, te Barcelona, ose nga pankina e Udinezes, te Barcelona, në harkun e disa viteve. Diçka e tillë po i ndodh Odion Ighalos, sulmuesit nigerian, i cili me shumë mundësi do të jetë blerja më e re e ekipit katalanas.

Nuk është ndonjë spekulim merkatoje, por diçka reale, pasi drejtuesit e Barcelonës, kërkojnë të zëvendësojnë Munir El Hadadin, i cili u largua dhe alternativa mendohet të jetë Ighalo. 29-vjeçari aktivizohet prej dy sezonesh në Kinë, me ekipin e Çangçun Jatait dhe ka shënuar plot 36 gola në 55 ndeshje.
Nigeriani ka luajtur dhe tre sezone në La Liga, me Granadën, ku më pas u largua drejt Uatfordit, të cilët e shitën për plot 24 milionë euro drejt Kinës. Dritën jeshile, e ka dhënë dhe trajneri Valverde, i cili kërkon një sulmues me fizik dhe të fortë, karakteristika që Ighalo i plotëson më së miri. Tani pritet të zyrtarizohet gjithçka.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online