Rexhinaldo është në dyshim për ndeshjen kundër Luftëtarit, për shkak të një përplasjeje sot në stërvitje. Sulmuesi mozambikas është përplasur kokë më kokë me mbrojtësin e ardhur në merkaton e janarit te Kukësi, Faton Xhemaili.
Përplasja mes dy futbollistëve ka pasur më shumë pasoja te sulmuesi afrikan, i cili ka pësuar një ënjtje të madhe në pjesën e ballit. Vetë sulmuesi ka postuar një foto në faqet e tij zyrtare, ku tregohet qartë dëmtimi i pësuar.