Ëndrra bëhet realitet, Sardenja ka Kombëtaren e vet!

Ajo që po e kërkojnë gjithnjë e më shumë krahina nëpër Europë e botë ka infektuar tashmë edhe Italinë: ishulli i Sardenjës kërkon të ketë identitetin e vet dhe ndihet një shtet i vogël brenda Italisë, ndaj tashmë ka hedhur një hap të rëndësishëm në aspektin sportiv, sepse ka formuar Kombëtaren e vet.

Conifa (Konfederata e Federatave futbollistike të pavarura) ka njohur dhe pranuar në gjirin e vet FINS (Federata e Sportit të Sardenjës) në nëntor të vitit të shkuar, ndërsa tani ekipi i sapoformuar, drejtuar nga Bernardo Mereu, është gati për miqësoren e parë.

Synimi është ndërtimi i një ekipi ambicioz për Euro 2019, kampionat vetëm për federatat që nuk njihen nga FIFA. Ky kampionat do të zhvillohet në qershor në Artsakh, territor që është vetëshpallur i pavarur në Azerbajxhan.

Miqësorja e parë e Sardenjës është kundër një seleksioni me lojtarë të huaj që luajnë në Sardenjë. Trajneri Mereu ka grumbulluar plot 50 lojtarë, ku ka edhe emra të njohur, si Robert Acquafresca, i cili nuk është sard, por ka luajtur e jetuar për shumë vite në Sardenjë, ndaj plotëson kriteret.

Janë grumbulluar edhe emra të tjerë të njohur në Serinë A apo B, si Marco Sau, Nicola Murru e Alessandro Deiola, por natyrisht të gjithë do të diskutojnë me klubet përkatës, nëse do të lejohen të luajnë, duke qenë se nuk është miqësore e njohur nga FIFA.

Në listën e kombëtares sarde mungojnë dy emra të njohur si portieri i Torinos Salvatore Sirigu dhe mesfushori i Cagliari-t Nicolò Barella, sepse të dy do të jenë pjesë e Italisë këtë muaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online