Përplasje Murinjo-Mançester, në Angli zbulojnë pistën e bujshme

Zhoze Murinjo është i lodhur me situatën te Mançester Junajtid. Portugezi nuk fshihet kurrë dhe nuk përton të flasë, kritikojë, por edhe të ankohet. “Drejtuesve u kam dorëzuar një listë prej 5 futbollistësh që dua në Mançester, por asnjë prej tyre nuk kemi marrë. Do isha i lumtur nëse do blinim, të paktën njërin prej tyre”, komentonte trajneri para disa ditësh.

Më pas kritikat ndaj Valencias dhe Marsial kanë prishur atmosferën dhe harmoninë e ekipit. Siç raporton britanikja “The Sun”, drejtuesit e Junajtid kanë gati pasardhësin e portugezit. Murinjo ka edhe dy vite kontratë me Djajtë e Kuq, por marrëdhëniet me klubin janë në pikën më të ulët.

E nëse rrugët e tyre ndahen, në stolin e anglezëve mund të ulet Zinedin Zidan. Francezi, i cili po shijon pushimet mbas dorëheqjes nga Reali Madridit, është preferenca e drejtuesve të Mançesterit. Fitues, por mbi të gjitha cilësi në menaxhimin e grupit.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *