Aksidentoi për vdekje këmbësorin, gjykata “përkëdhel” mesfushorin e Shalkes

Futbollisti maroken i Shalkes, Amin Harit, është përfshirë në një skandal që ka bërë xhiron e botës pas daljes së vendimit të gjykatës për përfshirjen e tij në një aksident rrugor me pasojë vdekjen e një këmbësori në qytetin e Marrakeshit më datë 6 korrik.

Gjykata marokene vendosi ta gjobisë lojtarin e Shalkes me një gjobë 780 euroshe, shifër kjo tërësisht qesharake duke marrë parasysh faktin se Harit ishte duke drejtuar automjetin e tij me një shpejtësi mbi normat e lejuara.

Harit nuk është i vetmi lojtar që ia ka hedhur paq drejtësisë pas përfshirjes në aksidente rrugore me pasoja fatale. Dy raste të tjera të njohura janë dhe ato të ish-sulmuesit të Ajaksit e Barcelonës Patrik Klajvert, si dhe mbrojtësi i majtë i Çelsit Markos Alonso.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online