“Përplasen” Liverpuli dhe Barça, këtë herë për një mbrojtës

Liverpuli dhe Barcelona janë “përplasur” sërish me njëra-tjetrën. Djemtë e Klop befasuan katalanasit në gjysmëfinalen e Champions Ligës, duke i eliminuar për të marshuar drejt fitimit të trofeut për herë të gjashtë në histori.

Tani bëhet fjalë për merkato dhe një objektiv të përbashkët, sipas raportimeve të “Muchodeporte”. Të dy klubet po mendojnë të përforcojnë krahun e majtë të mbrojtjes dhe synojnë të blejnë të njëjtin lojtar. Ai është Zhuan Firpo dhe është pjesë e Betis.

Zhunior Firpo

22-vjeçari nga Republika Dominikane luan në rolin e mbrojtësit dhe mesfushorit të majtë. Firpo mbylli një sezon shumë pozitiv me ekipin andaluzian, duke shënuar tre gola në 29 ndeshje të zhvilluara.

Katër ndeshje ka zhvilluar Firpo me Spanjën U21, i cili ka një klauzolë largimi prej 50 milionë eurosh. Klop dhe Valverde e duan në ekip, por në fund vendos lojtari se cilin ekip do të zgjedhë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online