VIDEO | Flamurtari “poker” Kastriotit, Teuta zbret Skënderbeun nga kreu

Janë mbyllur dhe dy ndeshjet e fundit të javës së gjashtë. Flamurtari ka mundur Kastriotin në shtëpi me rezultatin 4-0, në një ndeshje të dominuar nga vlonjatët. Pas dy humbjesh radhazi kuqezinjtë u rikthyen tek suksesi ndaj krutanëve që bënë shumë pak për të marrë një rezultat pozitiv në këtë sfidë.

Flamurtari bëri gjithçka mirë që në pjesën e parë, me Bushiç që gjeti golin e avantazhit. Vetëm çerek ore më vonë Torasa kishte për detyrë vetëm të shtynte topin në fundin  rrjetës, pasi Hyseni bëri gjithçka mirë duke kaluar dy kundërshtarë nga e djathta. Në pjesën e dytë kishte vend dhe për një gol të Idriz Bathës, i cili me kokë këtë herë shfrytëzoi një harkim nga këndi. Rezultati u vulos nga argjentinasi Torasa, me argjentinasin që realizoi golin e tij të dytë personal pak minuta para se të mbyllej ndeshja.

Vlonjatët reaguan mjaft mirë pas 2 humbjeve radhazi dhe tani shkojnë në kuotën e 10 pikëve dhe e shohin kreun 3 pikë larg. Në krahun tjetër Kastrioti nuk fiton prej 5 ndeshjes dhe mbetet në kuotën e 4 pikëve.

Në ndeshjen tjetër të zhvilluar në “Niko Dovana” vendasit e Teutës likuiduan Skënderbeu me rezultatin 2-0. Skuadra e Shkëmbit po ashtu vinte nga dy humbje, por në shtëpi mori maksimumin ndaj korçarëve, me golat e Latif nga pika e bardhë e penalltisë, si dhe Bicajt në fraksionin e dytë të ndeshjes.

Gjithçka u bë e vështirë për miqtë kur qendërmbrojtësi Kaba shkaktoi një 11-metërsh dhe u ndëshkua me karton të kuq. Me 10 lojtarë juglindorët e kishin të vështirë që të reagonin dhe u ndëshkuan sërish në pjesën e dytë, kur Bicaj me kokë shënoi dhe golin e dytë pas një goditje nga këndi.

Skënderbeu jo vetëm që pëson humbjen e parë, por dhe lëshon kreun e klasifikimit, pasi Partizani dhe Kukësi shkojnë në kuotën e 13 pikëve. “Djemtë e detit” arrijnë në kuotën e 8 pikëve.

Kategoria Superiore – Java 6

E shtunë, më 28 shtator, ora 18:45

Stadiumi “Niko Dovana”, Durrës

TEUTA 2-0 SKËNDERBEU
Shënues:
Latif 42′ (penallti), Bicaj 64′

GOLI

64′ Pas harkimit nga këndi Bicaj me kokë godet saktë dhe dyfishon rezultatin.

41’ – Kaba ndërhyn ndaj kamaras. Gjyqtari akordon 11-metërsh dhe karton të kuq për lojtarin e Skënderbet. Latif nuk gaboi nga pika e bardhë e penalltisë.

FORMACIONET

Teuta: Hidi, Gjeorgievski, Bicaj, Osmani, Hakaj, Avdyli, Gashi, Kallaku (Beqja 61′), Progni (Shkalla 77′), Kamara (Bubakar 46′), Latif. Trajner: Bledi Shkëmbi

Skënderbeu: Teqja, Vangjeli, Radas, Kaba, Aliti, Dita, Muzaka (Abazi 42′), Demte, Bregu (Oto Xhon 70′), Demte, Bregu, Krasniqi, Gripshi (Fili 46′). Trajner: Orges Shehi

Kartonë të verdhë: Latif 27′ Avdyli 54’/Demte 14′, Dita 54′

Gjyqtarë: Eldorjan Hamiti,  Ridiger Çokaj, Paulin Simoni, Ardian Beqiri

Delegat: Marjus Sulejmani; Vëzhgues: Besnik Kaimi

 

 

 

Kategoria Superiore – Java 6

E shtunë, më 28 shtator, ora 18:45

Stadiumi “Flamurtari”, Vlorë

FLAMURTARI 4-0 KASTRIOTI
Shënues:
Bushiç 22′, Torasa 32′, 82′, Batha 68′

GOLAT

85’ – Hyseni shërbeu Torasën, i cili mjaft qetë para portieri Kuka shënoi dhe golin e katërt për Flamurtarin dhe të dytin personal.

68′ – Pas harkimit nga këndi Batha godet bukur me kokë dhe realizon golin e tretë.

32′ – Pas një Hyseni nga e djathta bëri gjithçka mirë duke kaluar dy kundërshtarë dhe shërbeu për Torasën, i cili nuk fali dhe shënoi golin e dytë për vlonjatët

22′- Bushiç është vigjilent dhe shfrytëzon maksimalisht një gabim nga mbrojta krutane.

FORMACIONET

Flamurtari: Koliçi, Siljanovski, Sirgi (Deliaj 6′), Pollozhani, Musta, Useini, Batha, Hyseni, Beqaj (Mustafa 61′, Ymeraj 78′), Torasa, Bushiç. Trajner: Ilir Daja

Kastrioti: Kuka, Caca (Bardhi 55′ ), Lila, Stijepoviç, Mziu, Roxher, Çutra, Shehu, Gallego (Vatnikaj 72′), Marku, Atsina (Husein 46′). Trajner: Elvis Plori.

Kartonë të verdhë: Musta 21′, Ymeraj 87′, Batha 54′, Pollozhani 58′ / Çutra 28′, Lila 88′

Karton i kuq: Kaba 42′

Gjyqtarë: Indrit Myrtja, Melis Dervishi, Fisnik Thorja, Klodian Shahini

Delegat: Uvil Zajmi Vëzhgues: Fatmir Tare

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online