“Përjetova drithërimën e jetës, Championsi do më nxjerrë 30 vjeçe në pension”

Të gjithë e njohin Kinsej Volanskin. Si emër ndoshta jo, por si pamje, po. Biondja që “pushtoi” fushën në finalen e Champions Ligës midis Totenhemit dhe Liverpulit nuk harrohet lehtë.

23-vjeçarja amerikane u bë e famshme brenda pak sekondash, duke e arritur qëllimin e saj kryesor. Fansat në faqen e saj në instagram janë shumëfishuar, ndërsa i njëjti efekt ka ndodhur edhe në website-n e të dashurit të saj, i cili menaxhon një faqe pornografike.

Modelja bionde është prononcuar për The Sun, aty ku zbulon lumturinë e madhe që po shijon. Numri i fansave të faqes së saj ka shkuar në 2.9 milionë, ndërsa fitimet e çiftit llogaritet të kenë prekur shifrën 3.5 milionë euro!

Kinsej u detyrua të qëndronte 5 orë në komisariat dhe UEFA e gjobiti me 15 mijë euro, por asaj as që ia ndjen. Tani është e famshme, e lumtur, xhepat i ka mbushur dhe premton se ky është vetëm fillimi.

Në moshën 30-vjeçare do të kem fituar mjaftueshëm para për të dalë në pension dhe futja ime në fushën e finales së Champions Ligës do të më ndihmojë për të arritur këtë objektiv. Kam qëllim të bëj akoma më shumë për të rritur numrin e fansave të mi. Kur u lirova nga qelia, kalova nga 300 mijë ndjekës në 2.9 milionë të tillë. Një reklamë të tillë nuk mund ta blesh me para.

Papritur u bëra e famshme në gjithë botën dhe ofertat për punë vërshuan lumë. Nuk mendoj se i kam bërë keq ndokujt. Nuk mund të jem më e lumtur se kaq, ishte drithërima më e madhe që kam përjetuar në jetën time. Prindërit e mi? Ata nuk u befasuan aspak, sepse më njohin mirë se çfarë tipi jam”, përfundon Kinsej.

Gjithçka ishte ideuar dhe organizuar nga i dashuri i saj. Rreth 32 milionë përdorues kanë vizituar faqen për të rritur që zotëron, ndërsa vetë Vitali Zdorovetski kishte pushtuar fushën më parë në finalen e kupës së botës të vitit 2014 midis Argjentinës dhe Gjermanisë.

Rusi kishte shkruar në trupin e tij fjalët “Natural Born Prankster”, ndryshe të lindur për të bërë shaka. FIFA e përjashtoi nga çdo stadium, por në Wanda Metropolitana ishte i pranishëm për të ndjekur spektaklin e të dashurës së tij.

Gjithçka e programuar me detaje dhe sukses i garantuar publicitar dhe financiar. Kinsej dhe Vitali ia dolën, ndërsa autoritetet duhet të rrisin masat e sigurisë, pasi diçka e tillë mund të kthehet në një precedent në të ardhmen.

 

View this post on Instagram

 

Hahaha!! We’re going streaking! Everyone’s doing it. Man that was hilarious. #WorldCupFinal #Brazil

A post shared by LeBron James (@kingjames) on

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *