Perishiç-Inter gjithnjë e më larg, kroati drejt Premier Ligës

Ivan Perishiç është një ndër emrat që përflitet gjithmonë shumë në merkato. Mesfushori i Interit, ka qenë thuajse gjithnjë i lidhur me një kalim në Premier Ligë, ku dhe në merkaton e fundit, atë të janarit, u përfol për një transferim tek Arsenali.

Gjithsesi, asgjë nuk u konkretizua, me kroatin që vijoi të qëndronte në “San Siro”. Edhe pse duhet ende kohë nga sezoni i ri, duket se zërat për një kalim të Perishiç në Premier Ligë, nuk kanë ndër mend të ndalen.

Së fundmi, mediat italiane, konkretisht ato pranë klubit zikaltër, kanë raportuar se në derbin ndaj Milanit, drejtues të Totenhemit kanë vëzhguar me imtësi Perishiçin. Klubi londinez pritet që të jetë një ndër emrat kryesorë për blerjen e 30-vjeçarit, i cili është gjithnjë e më larg Italisë tashmë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online