Përgatitet supriza e madhe, Roben drejt kalimit në Premier League

Arjen Roben e ka mbyllur me Bajernin e Mynihut dhe kjo gjë është bërë zyrtare kohë më parë. Fundjavën e kaluar, “Holandezi Fluturues” luajti ndeshjen e fundit me fanellën e bavarezëve, nga ku do të largohet pas plot 10 vitesh.

Të gjithë kanë menduar për një kalim në Amerikë apo Kinë, por me sa duket Roben ka ende për të dhënë në Europë dhe nga lajmet e fundit do të befasoheni jashtëzakonisht shumë.
Sipas raportimeve të “Daily Mail”, favoriti kryesor për të nënshkruar me 35-vjeçarin është Leister Siti. Po, e lexuat mirë. Roben mund të kalojë në Premier League, pavarëisht viteve që ka mbi supe.

Gjithsesi, një tjetër mundësi është edhe rikthimi në klubin ku u bë i njohur, PSV Eindhoven. Sidoqoftë, gjasat më të mëdha janë që të kalojë te Leister sipas raportimeve të fundit. Tashmë gjithçka mbetet për t’u parë…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *